Beyonce akuzohet për plagjiaturë

Beyonce është akuzuar nga stilisti japonez Hajime Sorayama për shkak se sipas tij, ajo ka përdorur punën e tij pa leje.

Dizajneri e bëri këtë ditën e djeshme me anë të një postimi në Instagram me disa imazhe të provës së tij, transmeton Indeksonline.

“O Beyonce, duhet të më kishe kërkuar që të kisha bërë punë shumë më të mira për ty”, tha Sorayama.

Në imazhet që ka postuar, shihet se një grua u shfaq me një veshje pjesa e së cilës është e ngjashme me një dizajn që Beyonce mban në turneun e saj të Rilindjes.