Biden përmbush premtimin para kohës

Presidenti amerikan, Joe Biden sapo njoftoi se administrata e tij është në rrugën e duhur për të administruar 100 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19.

“Unë jam krenar të njoftoj se nesër, 58 ditë në administratën tonë, ne do të kemi përmbushur qëllimin tim për të administruar 100 milionë goditje për qytetarët tanë amerikanë”, tha Biden.

“Kjo është disa javë përpara afatit. Edhe me pengesat me të cilat u përballëm gjatë stuhive të dimrit”, shtoi ai, raporton cnn.

Biden tha se administrata do të kërkojë të administrojë 100 milionë doza në 100 ditët e para në detyrë gjatë tranzicionit në dhjetor. E premtja është dita e 58-të e presidentit në detyrë.

Biden shtoi se “javën e ardhshme, ne do të shpallim qëllimin tonë të ardhshëm” për vaksinat.

Ndryshe, një total prej 115,730,730 dozash të vaksinave kundër COVID-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara që kur vaksina e parë u autorizua për përdorim urgjent në dhjetor, sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. /Telegrafi/