A do të vazhdoje mbyllja edhe pas te dielës?

Anëtari i shtabit të krizave kundër Coronavirusit Branisllav Tiodoroviq ka thënë se shtrëngimi i masave do të vazhdojë me siguri edhe pas të dielës.

Ai ka thënë se propozimi i mjekëve në shtabin ekrizave është që masat të mbesin në fuqi deri në fund të marsit, përkatësisht deri më 29 Mars.

Kujtojm se muajin e fundit anëtarët e shtabit të krizave kundër Coronavirusit asesi nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për masat që duhet ndjekur në situatën pandemike në të cilën po kalon Serbia.

Në njërën anë janë grupi i mjekëve që me këmbngulësi po kërkojn shtrëngim të masave, ndërsa në anën tjetër janë anëtarët e përzier nga qeveria të cilët nuk lejojnë mbylljen./Spektri