Brnabiq shpall zgjedhjet lokale në disa komuna

Kryetarja e Kuvendit Popullor të Serbisë, Ana Brnabiq, ka shpallur sot zgjedhjet lokale në disa njësi të vetëqeverisjes lokale në Serbi, të cilat do të mbahen më 29 mars të këtij viti.

Brnabiq vendimin për shpalljen e zgjedhjeve e nënshkroi në hollin qendror të Shtëpisë së Kuvendit Popullor.

Zgjedhjet e rregullta lokale gjatë vitit 2026 duhet të shpallen në qytetin e Borit, si dhe në komunat Aranxhelovac, Bajina Bashta, Kladovo, Knjazhevc, Kula, Luçani, Majdanpek dhe Smederevska Palanka, si edhe në komunën urbane Sevojno të qytetit të Uzicës.

Disa prej tyre ndërkohë janë shpallur tashmë, si në Bor, Luçani dhe Bajina Bashta.