Në Komunën e Bujanocit, që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 1.196 raste me coronavirus, raporton Spektri.
Ndërsa vetëm gjatë muajit mars numri i të prekurve me virus ka arritur në 300 persona.
Gjatë ditës së djeshme në Covid Ambullantën e qytetit janë testuar 140 persona, prej tyre 128 të rritur dhe 12 fëmijë, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 17 persona.
2 raste janë nga komuna e Vranjës, ndërsa në mesin e të infektuarve është edhe një puntorë i shëndetësisë./Spektri