Muzika është një biznes e madje me shumë fitime. Suksesi përcaktohet nga audienca.
Ka matës të ndryshëm të suksesit. Në epokën e internetit është analitiku.
I ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio ditën e sotme ka qenë CEO i ‘Acromax’, i cili foli për një temë kaq shumë të përfolur të showbiz-it tonë, i blejnë artistët tanë klikimet ne këngët e tyre apo jo? Jo vetëm që zbuloi shumëçka lidhur me këtë temë, por Aldor Nini zbuloi dhe disa nga emrat për herë të parë në TAR!
Ne kemi një listë shumë të gjatë artistësh që ne i menaxhojmë. Të gjithë atyre i ka shkuar në majë të hundës pjesa e blerjes së klikimeve, pjesa më e madhe e do këtë gjë, nuk duan të konkurrojnë me artistë të tjerë që i blejnë klikimet. Nuk i kemi vënë në dukje më parë, tani ka ardhur momenti.
Personi pasi pa lajmin më tha që ‘çfarë të duhet ty që fut hundet’. Është Ardit Çuni. I thashë Arditit mua mu deshën gati 10 sekonda të gjeja Shqipërinë, aq poshtë ishte. 668 klikime ka vetëm nga Shqipëria, 37 mijë klikime nga India.
Alban Ramosaj, kam shumë respekt për të, por kënga ‘A je me najkon’ ka vetëm 13 mijë shikime nga Shqipëria.
Kjo mendoj se është viktimë dhe jo që i ka blerë vetë. Ergita Bahja ka kënduar te ‘Kënga Magjike’. Kishte më shumë nga Kazastani.
Një nga artistët që nuk ka aspak nevojë të blejë klikime por ka dalë në sistemin tonë është Ledri Vula, kishte blerë klikime te kënga ‘Monaco’.
Por, sa prej artistëve të tjerë që nuk i është zbuluar emri blejnë klikime?
Nuk është gjë morale, është profesionale. Dua të ndaloj blerjen e klikimeve fallso që dhe audienca të di se ku të orientohet për suksese. Janë më shumë se gjysma.