“Çika e Prishtinës e kalli Tiranën”





Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka elektrizuar Tiranën, mbrëmjen e sotme.

Ajo po mban një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

Lidhur me këtë ngjarje ka shkruar edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama duke shkruar se “Çika e Prishtinës e kalli Tiranën”.

Ai gjithashtu ka falenderuar kryetarin e Tiranës, Erion Veliajn për këtë natë fantastike.