Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Bjellorusi

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se kanë dalë në shitjet biletat e ndeshjes së Kombëtares së Kosovës.

FFK me anë të një komunikate ka njoftuar opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë – Bjellorusi, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më datë 21 nëntor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje.

Sipas FFK-së, biletat për ndeshjen kualifikuese do të mund t’i blini përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.