Dalin rezultatet e para të regjistrimit të popullsisë, gjysë milion banorë më pak në Serbi!





Regjistrimi i popullsisë i vitit 2022, i cili u zhvillua në Serbi nga 1 deri më 31 tetor, tregoi se më pak se shtatë milionë njerëz jetojnë në Serbi.

Sipas rezultateve të para të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave të vitit 2022, në Republikën e Serbisë janë 6,690,887 banorë. Regjistrimi i vitit 2022 mblodhi të dhëna për 2,520,854 familje dhe 3,628,175 apartamente.

Krahasuar me Censusin e vitit 2011, numri i përgjithshëm i banorëve është zvogëluar për 495,975 banorë, ose me 6.9%. Rënie e numrit të banorëve është shënuar në të gjitha rajonet (rreth 10%), me përjashtim të rajonit të Beogradit, ku numri i banorëve është rritur për rreth 1.6%.