Deputeti Kamberi me bashkëpuntor bënë homazhe në Prekaz

Shaip Kamberi me bashkëpuntor bënë dje homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, me rastin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Kështu ka shkruar Kamberi në postimin e tij në fcbook:
“Epopeja e UÇK-së, 26 vjet më parë, shënoi fillimin e çlirimit të popullit të shtypur shqiptarë të Kosovës dhe vendosi themelet e para të Kosovës shtet.
Për të nderuar sakrificën e familjes Jashari e për të shënuar 26 vjetorin e Epopesë së UÇK, bashkë me bashkëpunëtor të Partisë për Veprim Demokratik, qëndruam në Prekaz.
Lavdi familjes Jashari.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për liri.”

Të martën Prekazi u vizitua nga shumë qytetarë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare. Kurse, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seancë solemne për Epopenë e UÇK-së.