Deputetja e LDK-së: Personalisht dua ta votoj Osmanin për presidente

Deputetja e LDK-së nga Gjilani, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka bërë të ditur se do të votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Ajo po ashtu ka kërkuar që edhe kolegët e saj të partisë të qëndrojnë në sallë ditën kur zgjidhet presidentja.

Bunjaku ka konfirmuar se do ta votojë Osmanin ditën e zgjedhjes. Këto deklarata i bëri në një prononcim përmes telefonit në “Info Kanal 10.

“Unë personalisht dua që të rri në sallë dhe të votoj për znj. Osmani”, ka thënë ajo.

Bunjaku në zgjedhjet e fundit partiake për kryetar të LDK-së, ka dalë hapur pro kandidaturës së Lutfi Hazirit për kryetarë të kësaj partie, i cili u mposht nga Lumir Abdixhiku.