Superderbi i xhiros në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë ndërmjet skuadrave të Shkupit dhe Shkëndijës ka përfunduar pa fitues (1-1) dhe kështu kriza e futbollistëve nga kryeqyteti edhe pas pesë xhirove.
“Pëllumbat” nga Çairi u futën në këtë sezon me ambicie të larta, por sipas ndeshjeve të treguara ekipi nuk po arrin që të tregojë nivele të larta.
Në pjesën e dytë Shkëndija ishte më aktive dhe solli gol përmes një Klinsman Cakes. Më pas Shkupi bëri presion por sërish nuk pati realizim dhe nervozizmi bëri të vetën në fund, kur vendasit mbetën me një lojtar më pak në minutën e 90-të.
Gostivari që ishte favorit në duelin me Vardarin ka marrë vetëm barazim dëshpërues. Aldair shënoi për epërsi në minutën e 27, ndërsa Vardari barazoi me anë të Bosançiçit pesë minuta para fundit.
Edhe Struga nuk ka shkuar më larg se një barazim me Pelisterin. Kampioni aktual herët kaloi në epërsi me golin e Kehinde në minutën e 17-të, ndërsa Radiç shënoi autogol për barazim 1-1. Besa e Dobërdollit është mundur në Strumicë nga AP Brera me rezultat 3-2, Auto rtë gola për Besën ishin Lamallari dhe Rexhepi, të cilët zbutën diferencën 3-0 që kishte Brera.
Rabotniçki mebtet ekip i pamposhtur pasi sot ka marrë fitore 3-1 ndaj Tikveshit. Serinë e golave e për Rabotniçkin e hapi Belica, më pas shënuan edhe Danev dhe Regbha, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Vitao. /Telegrafi/