Detaje nga policia rreth aksidentit të Hajrullah Behlulit

Sot, Hajrullah Behluli, bashkëshorti i Shkurte Fejzës është goditur me veturë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyçi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Adem Jashari në Prizren, ku rreth orës 10:00, ai është goditur duke kaluar rrugën.

Ai ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 eshte raportuar per nje aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Adem Jashari në Prizren, deri te aksidenti ka ardhur kur kembesori ka qene duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë. Policia ka intervistuar palët e perfshira dhe është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të prokurorit rasti procedohet me procedurë të rregullt” ka thënë ai.