Disfata ndaj Ballkanit mund të rezultojë fatale për fatin e trajnerit të Dinamo Zagreb, ai mund të shkarkohet sot

Ballkani regjistroi mbrëmë një fitore të jashtëzakonshme, duke e mposhtur kampionin e Kroacisë, Dinamo Zagreb.

Kampioni i Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi pastër 2:0 ndaj favoritit të grupit, Dinamo Zagrebit.

E kjo humbje mund të jetë fatale për trajnerin e Dinamo Zagrebit, Sergej Jakirovic.

Ai tha se nesër do të mirret vendimi.

“As që e di nëse ishte ndeshja e fundit për mua, duhet të fle, pastaj të marr një vendim për të. Mendoj se jam edhe unë përgjegjës dhe mendoj se jap maksimumin, të gjithë veten time për këtë klub”, tha ai”./Sinjali