“Dita e Lirisë”, nga 5 marsi Austria largon të gjitha masat!

Kancelari austriak Karl Nechamer ka njoftuar heqjen e masave epidemiologjike nga 5 marsi.

Qeveria së bashku me guvernatorët e provincave morën një vendim për lehtësimin e mëtejshëm të masave, duke shpjeguar se situata në spitale, pavarësisht numrit të madh të të infektuarve rishtazi, është e qëndrueshme.

Pjesëmarrësit në takim donin ta shpallnin 5 Marsin “Dita e Lirisë”, sipas shembullit të Britanisë së Madhe.

Ndryshe, sipas një vendimi të mëparshëm të qeverisë, më 19 shkurt do të vijojë lehtësimi i mëtejshëm i masave. Kështu, në gastronomi, hotele dhe evente, nga 2G do të kalojë në rregullin 3G, i cili u mundëson të pavaksinuarve, që me test negativ, të futen në kafene, restorante, hotele, koncerte apo ndeshje.

Gjithashtu, nga data 5 mars do të mundësohen festime private dhe publike, koncerte, panaire dhe tubime të tjera pa numrin e kufizuar të pranishmëve.

Po ashtu po hiqet kanrantina për ata pa simptoma dhe e vetmja gjë që do të mbetet është detyrimi për të mbajtur maska ​​në vende të caktuara, si transporti publik dhe supermarkete.

Po mendohet edhe pezullimi i përkohshëm i vaksinimit të detyrueshëm, i cili u fut rreth dhjetë ditë më parë./spektri