Trajneri Luciano Spalletti thotë se sulmuesi Edon Zhegrova ende nuk është kthyer plotësisht në formë prandaj edhe po zhvillon më pak minuta.
Zhegrova u inkuadrua në derbin ndaj Napolit në minutën e 82-të dhe ishte afër të shënonte golin e barazimit në kohën shtesë, megjithatë goditja e yllit të Kosovës rezultoi të jetë qëndrore.
I pyetur për minutazhën e ulët, Spalletti bëri me dije se Zhegrova nuk ka stërvitur gjatë javës shkaku i dhimbjeve.
“Nuk ka probleme personale, por po kthehet pas një lëndimi të gjatë. Ai është lojtar shkatërrues në 15 metrat e fundit, por ka pasur dhimbje këtë javë dhe nuk ka stërvitur”.
Merr kohë që të kthehet në formën e duhur, do të doja ta përdorja më shumë, por duhet të rikthehet në formë”, deklaroi ai.