PDK prezanton listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka finalizuar listën e saj prej 110 kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojë në zgjedhjet e përgjithshme më 28 dhjetor.

PDK do të paraqitet me numrin 130 në fletëvotim, që sipas partisë simbolizon fitore dhe zhvillim.

“130 është numri i bashkimit për Kosovën. Është numri i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Është numri i drejtimit të sigurt dhe rrugës evropiane për vendin tonë. 130 është numri i fitores!”, shkruhet në postimin e partisë.