E konfirmon skuadra evropiane: Jemi në negociata me Barcelonën për shitjen e mesfushorit!

Barcelona ka filluar bisedimet për nënshkrimin me mesfushorin Lucas Erik Holger Bergvall.

Lajmin e ka konfirmuar drejtor sportiv i Djurgardens, Bo Andersson.

“Po, mund të konfirmoj se kemi qenë në kontakt dhe kemi biseduar me Barcelonën. Për momentin jemi në fazë fillestare” ka thënë suedezi.

Lucas Bergvall, i cili është 17 vjeç dhe mbush 18 vjeç në shkurt, është një nga perlat e mëdha të futbollit suedez dhe ka një kontratë me Djurgardens deri në vitin 2025.

Pavarësisht se është vetëm 17 vjeç, vlera e tij në treg është 5 milionë euro.

Manchester United, Inter, Atalanta, Leipzig dhe Rennes janë disa nga skuadrat që po e kërkojnë me ngulm suedezin.