Evropa kërcënon Serbinë me pezullimin e regjismit pa viza!!!!





Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson nuk e përjashton mundësinë që Komisioni Evropian të iniciojë një mekanizëm për pezullimin e regjimit pa viza për Serbinë për shkak se vendi nuk e harmonizon politikën e vizave me Bashkimin Evropian (BE), që konsiderohet një nga arsyet pse Europa po përballet me një valë të re emigrantësh.

“Shpresoj dhe mendoj se Serbia dhe partnerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor do të bashkëpunojnë me ne dhe do të harmonizojnë politikën e tyre të vizave me BE-në. Por sigurisht që ky [pezullim] nuk është asgjë që do ta përjashtoja. Por mendoj dhe shpresoj se do të kemi një bashkëpunim të mirë” tha Johansson.

Mekanizmi i pezullimit të vizave i jep BE-së mundësinë për të pezulluar përkohësisht përjashtimet e vizave për vendet jo anëtare të BE-së në rast të një rritje të konsiderueshme të migrimit të parregullt nga vendet partnere.

Problemi i Serbisë është theksuar veçanërisht në periudhën e fundit në mesin e vendeve të BE-së, sepse konsiderohet se qytetarët e të ashtuquajturave vende të treta, të cilët gëzojnë një regjim pa viza me Serbinë dhe e përdorin këtë vend për të arritur në Evropë.

Në dokumentet zyrtare, BE-ja rregullisht nënvizon domosdoshmërinë që Serbia të harmonizojë politikën e vizave me politikat e Bashkimit.

Komisionerja Johansson vuri në dukje se vendet kandidate pritet që gradualisht të përafrohen me politikën e vizave dhe se harmonizimi duhet të përfundojë në momentin kur këto vende të bëhen anëtare të plota të Unionit.