Ferizaj: Bleu produkte ushqimore me 740 euro me monedha dy euro false – i dyshuari shoqërohet në polici

Policia e Kosovës ka identifikuar një person në Ferizaj, i cili dyshohet se me 740 euro, të gjitha monedha dy euro të falsifikuara kishte blerë produkte ushqimore.

Rasti kishte ndodhur gjatë së dielës pasdite, teksa personi që dyshohet është një 41-vjeçar.

Ndërsa pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt hetimore , kurse monedhat në vlerë 740 euro, të gjitha monedha nga dy (2) euro janë konfiskuar, për procedura të mëtejme hetimore

“Me datën 07.05.2023 rreth 15:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë tek një qendër tregtare në Ferizaj, një person i dyshuar aty kishte blerë produkte ushqimore në vlerë rreth 740 euro, të gjitha monedha nga dy (2) euro të dyshuara si të falsifikuara dhe ishte larguar”, thuhet në njoftim. Klankosova.tv