FIFA kërcënon Brazilin se do ta përjashtoi nga të gjitha garat ndërkombëtare

FIFA ka kërcënuar se do të përjashtojë Konfederatën e Futbollit të Brazilit (CBF) dhe të gjitha klubet e saj nga garat ndërkombëtare.

Shkak për këtë është bërë vendimi i Gjykatës së Drejtësisë së Rio de Zhaneiros për të hequr Ednaldo Rodrigues nga presidenca e CBF-së dhe për të detyruar shpalljen e zgjedhjeve brenda 30 ditëve.

“Shoqatat anëtare të FIFA-s duhet të menaxhojnë punët e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim të panevojshëm nga asnjë lloj palë e tretë” thuhet në përgjigjen e FIFA-s.

Në rast se konfirmohet dënimi, Brazili nuk do të mund të marr pjesë as në “COPA America” që luhet këtë verë.