Fifi ndan përvojën e saj me shtatzëninë dhe pas lindjes

Këngëtarja e njohur Filloreta Raci-Fifi është rikthyer në formë të mirë pas lindjes së djalit.

Ajo ka sjellur disa projekte muzikore, dhe disa të tjera që sipas saj janë drejt finalizimit.

Së fundmi Fifi ka ndarë me ndjekësit e saj në platformën Instagram përvojën e saj më shtatzëninë.

”Gjatë periudhës së shtatzënisë dhe pas lindjes, kam pasur një periudhë goxha intensive dhe mendja ime pati nisur të shfrenohej, dhe kam filluar ta krahasoj veten me njerëz, thosha ‘po unë s’jam kjo, pse duhet të bëj kështu?”, shkroi ajo.