Fifi pranon publikisht lidhjen/ Puthje të zjarrta me të dashurin, ish-burri i modeles Adrola Dushi (FOTO)

Këngëtarja e njohur Fifi ka konfirmuar publikisht romancën e saj me Adis Patushin, një emër i njohur i showbizzit shqiptar.

Adis Patushi ka qenë i martuar me modelen, Adrola Dushi, me të cilën ka dhe një djalë. Këngëtarja ka konfirmuar romancën e re gjatë një koncerti të mbajtur ditën e djeshme, ndërsa në rrjet ka qarkulluar edhe një video ku çifti shihet duke shkëmbyer puthje të zjarrta.

Rreth një muaj më parë, Fifi postoi një foto në krah të ish-bashkëshortit të Adrolës, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: “Unë të dua ty Adis Patoshi”.

Të gjithë menduan se mund të bëhej fjalë për miqësi apo ndonjë marrëdhënie pune, sepse lidhjen e dashurisë e prisnin me Granitin. Mirëpo tashmë miqtë e saj janë të bindur se Fifi ka krijuar një marrëdhënie të vërtetë me Adisin, si të dashur.