Finlanda mbyllë kufijtë për turistët rusë!





Nga Finlanda kanë bërë të ditur se nga nesër apo më mirë thënë pas mesnatës, kufijtë e këtij vendi nordik do të mbyllen për turistët rusë.

Kjo lëvizje pritet të krijoj një lloj kaosi në trafik në veçanti në pikëkalimet kufitare që ndajnë këto dy vende, transmeton Telegrafi.

Hyrja për ata që vizitojnë familjet apo që punojnë dhe studiojnë do të lejohen akoma, ka njoftuar ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto.

Si pasojë e mobilizimit të pjesshëm me dekret të presidentit Vladimir Putin, ishin krijuar kolona të gjata në kufirin Rusi-Finlandë, pasi kishte shumë rusë që donin të iknin nga vendi dhe të shmangin mobilizimin.

Gjithashtu shumë prej tyre ia mësynë kufijve të Norvegjisë, Gjeorgjisë, Kazakistanit dhe Mongolisë.