Flamuri i Kosovës vendoset në komunën e Leposaviqit

Flamuri i Kosovës është vendosur në objektin e Komunës së Leposaviqit pas tensioneve të shkaktuara nga protestuesit serb.

Është vendosur flamuri i Kosovës në objektin e Komunës së Leposaviqit. Gjithashtu, edhe kryetari, Lulzim Hetemi, ka hyrë në objektin komunal pas tensioneve që u zhvilluan përpara komunës.

Ndërsa, Policia e Kosovës e ka largaur barrikadën vendosur tek kjo komunë.

Kjo u bë e ditur nga gazetarja e RTV Duakgjinit, Anduena Bajqinovci, e cila është duke raportuar nga vendi i ngjarjes.