Fshati Tërrnoc ndodhet në Luginën e Preshevës, në komunën e Bujanocit, në Rrethin e Pçinjës i cili është i përbere nga 7 komuna në jug të Serbisë, afër kufirit dy shteteve me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Shtrihet në një sipërfaqe 8-9 km². Është një nga fshatrat më të mëdhenj shqiptarë në këtë rajon dhe Gadishullin Ballkanik. Ka një pozitë të përshtatshme gjeografike pasi që afër ka autoudhën, korridorin 10 që lidh Gadishullin Ballkanik me Azinë dhe Afrikën.
RELIEVI •
Tërnoci shtrihet në një fushë të gjerë pjellore, pjesë e fushës së Bujanocit, e cila është pjesë e luginës së Moravicës. • Lartësia mbidetare është rreth 370–400 metra. • Përreth fshatit ndodhen kodra të ulëta që kalojnë gradualisht në male më të larta në lindje dhe jugperëndim. • Toka është kryesisht aluviale dhe pjellore, e përshtatshme për bujqësi (grurë, misër, perime).
HIDROGRAFIA-UJËRAT •
Përmes afërsisë së fshatit kalon lumi Moravica, degë e Lumit të Jugut. • Ka edhe disa përroska të vogla që derdhen në Moravicë, të cilat përdoren për ujitje. • Ujësjellësit dhe burimet natyrore të ujit janë të rëndësishme për jetesën dhe bujqësinë.
KLIMA •
Klima është kontinentale e butë: o Dimrat janë të ftohtë dhe me reshje dëbore. o Verat janë të nxehta dhe të thata. o Temperatura mesatare vjetore është rreth 11–12°C. o Reshjet janë më të shumta në pranverë dhe vjeshtë.
BIMËSIA DHA FAUNA •
Rreth fshatit gjenden sipërfaqe të gjelbra, pyje të vogla me dushk e ah, dhe livadhe. • Në zonat rurale hasen shpendë, lepuj, dhelpra dhe kafshë tipike të relievit fushor e kodrinor. Përdorimi i tokës • Pjesa më e madhe e sipërfaqes përdoret për bujqësi dhe blegtori. • Ka edhe pemishte dhe kopshtari (perime, fiq, kumbulla, mollë).
DEMOGRAFIA –POPULLSIA
Popullësia janë kryesisht shqiptar flasin gjuhën shqipe dhe ruajnë traditat shqiptare. Fshati ka shumë familje të mëdha me lidhje farefisnore të ngushta. Lëvizja e popollsise gjatë viteve në fshatin Tërrnoc, sipas kësaj tabele shihet se numri i popullsis është rritur vazhdimisht dhe se në regjistrimin e fundit ka kaluar shifrën mbi 10 000 banorë, dhe janë regjistruar 1967 amvisëri-shtëpi që dëshmon se ai është vendi më i madhë në Sërbi e poashtu edhe në Gadishullin Ballkanik. Mosha mesatare është 29 vjet. Ecuria e popullsise që nga viti 1948-2022 Vitet – Numri i popullsis:
1948 3887
1953 4378
1961 4952
1971 5598
1981 6336
1991 5896
2002 8893
2022 10.496
Në regjistrimin e vitit 2002, zyrtarisht në Tërnoc ishin regjistruar 8.893, ndërsa në regjistrimin e fundit doli me 1603 banore më shumë.
KULTURA DHE FEJA
Feja dominante islame, ndodhen 3 xhami dhe festohen festa e Bajramit, dasmat tradicionale ruhet muzika e vallet popullore shqiptare.
ARSIMIMI
Ndodhen 3 objekte te shkollës fillore që mbartë emrin “Muharrem Kadriu”.
EKONOMIA
Fshati kryesisht merret me bujqësi dhe blegtori, industri të vogla. Kultivohen: gruri, misri, perimet. Shumë familje kanë edhe kafshe shtëpiake mbajnë kodra me dru fusha dhe livadhe.
Një përmbledhje e shkurtër gjeografike mbi fshatin Tërrnoc i Madh,nga autroja:
Mr.sc Fatmire Zahiri Mehmeti