Futsall, Prishtina 01 e fiton Kupën e Kosovës

Ekipit i futsallit Prishtina 01 e ka fituar Kupën e Kosovës, pasi në finale e mposhti Liqenin e Drenasit, me rezultat 2-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ani se raste kishte nga dy anët.

Në pjesën e dytë, kryeqytetasit realizuan dy herë për të triumfuar në fund.

Ndryshe, Prishtina 01 e ka fituar këtë trofe për herë të dytë këtë trofe në histori të klubit. /Klankosova.tv.