Gërvalla: Kërcënimet për bllokim në pikat kufitare, dëshmi e veprimeve destabilizuese të Serbisë
Pas takimit që zhvilloi me homologun e saj turk, Hakan Fidan, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u shpreh se miqësia me Turqinë është e bazuar në miqësi të gjatë ne aspektin ekonomik dhe se investimet turke kanë luajtur rol në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Serbinë e shohim si një rrezik real për stabilitetin rajonal dhe kërcënimi për bllokimin sot të pikave kufitare janë dëshmi e synimeve hegjemoniste dhe veprimeve konkrete destabilizuese të Serbisë që shkojnë përtej kërcënimeve verbale”, tha ajo. /Telegrafi/