Grenelli e quan Kurtin fashist, ndërsa akuzon Gjermaninë për mbajtje ane të gabuar të historisë

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka kritikuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti që ka hedhur poshtë cdo ide që BE-ja ka paraqitur.

Ai gjithashtu e quajti8 Kurtin fashist.

Ndërsa, ka akuzuar edhe Gjermaninë që është në anën e gabuar të historisë.

“Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që Perëndimi ka paraqitur.

Për fat të keq, qeveria gjermane dështoi të përqafonte zgjidhjet që Thaçi dhe Vuçiç së bashku ranë dakord të paraqitnin.

Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë: përqafimi i Kurtit fashist.

Çdo vend në mbarë botën e dënoi Kurtin për ndezjen e dhunës – përveç Gjermanisë.

Republikanët dhe demokratët rrallë bien dakord… Por ata janë dakord se Kurti është problemi”, ka shkruar Grenell.

POSTIMI I PLOTE:

“Albin Kurti has rejected every idea that the West has put forward.

Sadly, the German government failed to embrace the solutions Thaci and Vucic together agreed to put forward.

The Germans are on the wrong side of history: embracing the fascist Kurti.”