Gruaja nga Virxhinia fiton dy çmime lotarie brenda dy jave

Një grua nga Virxhinia e ShBA-së shënoi një xhekpot prej 912 mijë e 936 dollarësh nga një lojë lotarie në internet, vetëm një javë pasi fitoi 50 mijë dollarë nga e njëjta lojë.

Jennifer Minton u tha zyrtarëve të lotarisë se po përdorte telefonin e saj për të luajtur lojën në internet Safari Quest teksa ishte ulur pranë një zjarri kampi, kur vuri re se çmimi i parë ishte rivendosur.

“Dang, dikush sapo goditi. Sa me fat”, kujton të ketë thënë Minton.

Minton e kuptoi pak çaste më vonë se ajo ishte fituesja me fat e xhekpotit prej 912,936 dollarësh.

“Jam në shok”, tha fituesja. “Jam në mosbesim!”.

Minton shtoi se “tronditja” e saj u përkeqësua nga fakti se ajo kishte fituar 50 mijë dollarë duke luajtur të njëjtën lojë vetëm një javë më parë.