Hakerët shqiptarë në aksion – Flamuri ‘Autokton’ publikohet në faqen e federatës botërore të tenisit

Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë hakerët shqiptarë vendosën të hakonin faqen zyrtare të turneut më të madh të tenisti ‘ATP Tour’ duke zhvendosur nga kopertina e tyre tenistin serb, Novak Gjokoviq, për ta zëvendësuar me flamurin “Autokton”.

Faqja zyrtare e ‘ATP Tour’ është hakuar dhe në kopertinën dhe profilin e faqes është vendosur flamuri “Autokton” që u valëvit në Beograd gjatë ndeshjes mes Serbisë e Shqipërisë.

Vetë ideatori i këtij flamuri, Ballist Morina ka komentuar në njërën nga fotot e postuara, duke iu dhënë mbështetje hakerëve shqiptarë.

“Ju lumtë djema, po i shërbeni kombit”, thuhet në komentin e Ballist Morinës.

Përpos fotografive, hakerët kanë bërë edhe një postim nga faqja me afërsisht katër milionë ndjekës duke uruar Pavarësinë e Shqipërisë.