“Historia e Suksesit”, dokumentari dedikuar KF Tërnocit!

Sonte, (14 shkurt) në RTS 2 do të transmetohet seria e dytë e emisionit “Drita”.

“Drita”, prodhim i Televizionit Spektri për Radio Televizionin e Serbisë do të shfaq dokumentarin “Historia e Suksesit”, në të cilin flitet për klubin më të madhë shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Në këtë dokumentar flitet për sfidat me të cilat është ballafaquar klubi në të kaluarën, talentët e suksesshëm dhe rrugën që po ndjek klubi tani.

“Drita” është emision në gjuhën shqipe i cili transmetohet në RTS 2 të hënën e dytë të çdo muaji./Spektri

Drita