Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë detaje rreth arrestimit të personit të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit që kishte ndodhur në korrik të këtij vitit në Preshevë.
Policia ka njoftuar se i arrestuari është 37 vjeçari A.C.
“Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajte për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Edhe përmes raportit 24 orësh, policia ka njoftuar për arrestimin e tij.