Ia keqpërdorën Instagramin sa ishte në BBVK, reagon Blero

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi doli vullnetarisht nga Big Brother VIP Kosova 2 rreth një javë më parë.

Blero tha se po largohet për të ruajtur shëndetin mendor, duke thënë se është gjëja me më rëndësi për të.

Derisa këngëtari ishte brenda, duket të jetë keqpërdorur Instagrami i tij.

Reagimi i plotë i Bleros:

“Përshëndetje të gjithëve

Dua të ju informoj sa i përket rrjeteve të mia sociale që gjatë kohës kur kam qenë në BB janë keqpërdorur dhe nuk janë mirëmbajtur siç duhet.

Tash janë në kontrollin tim dhe gjithçka është në rregull.

Faleminderit në mirëkuptim dhe faleminderit edhe një herë shumë për gjithë këtë suport që ma boni.

I juaji, Blero”.