Ish-shefi i OSBE-së në Bujanoc, Kiron Reid, konfirmon diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Në artikullin e publikuar në platformën Peacefare me titull “A Pattern of Quiet Ethnic Cleansing”, autorët Ragmi Mustafi dhe Shaip Kamberi kanë trajtuar fenomenin e “pasivizimit të adresave” si një formë e spastrimit administrativ të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Platforma Peacefare është themeluar nga Daniel Serwer, ish-diplomat amerikan dhe një nga zërat më të fuqishëm në Washington, D.C. për çështjet e Ballkanit, çka i jep artikullit një peshë të veçantë në diskursin ndërkombëtar.

Ky artikull ka ngjallur reagime të rëndësishme, ndër të cilat spikat komenti i Kiron Reid, ish-shef i zyrës së OSCE në Bujanoc.

Në reagimin e tij, Reid pranon në mënyrë të tërthortë ekzistencën e diskriminimit strukturor ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke theksuar gjithashtu se ekzistojnë standarde të dyfishta në politikat e Beogradi, veçanërisht në raport me trajtimin e komuniteteve në rajon.

Sipas vlerësimeve të tij, çështjet e ngritura në artikull nuk janë thjesht qëndrime politike, por reflektojnë realitete konkrete në terren dhe praktika institucionale që kërkojnë vëmendje më të madhe ndërkombëtare.

Artikulli i Mustafit dhe Kamberit argumenton se përmes mekanizmave administrativë si “pasivizimi i adresave”, shqiptarëve në Lugina e Preshevës u cenohen të drejtat themelore, përfshirë të drejtën e votës, qasjen në shërbime publike dhe statusin civil.

Reagimi i Reid konsiderohet si një konfirmim i rëndësishëm nga një ish-zyrtar ndërkombëtar që ka shërbyer në terren, duke forcuar argumentin se fenomeni i përshkruar në artikull përbën një model të vazhdueshëm të përjashtimit administrativ dhe politik të shqiptarëve në Luginen e Presheves.

Ky zhvillim pritet të rrisë presionin ndaj institucioneve ndërkombëtare për të adresuar më konkretisht çështjen e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon.

https://www.peacefare.net/2026/03/02/a-pattern-of-quiet-ethnic-cleansing/