Pas deklaratave të Ministrit për të drejtat e njeriut në Serbi, Demo Berisha, ji cili ka deklaruar se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk po i konsumojnë të drejtat e tyre dhe se e Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Shqiptare vazhdon të refuzojë çdo formë komunikimi me ministrinë përkatëse, ka reaguar këshilltari i PVD-së në kuvendin e Bujanocit, Rahim Salihi.
Salihi ka theksuar se “Deklarata e ministrit kukëll për të drejtat e njeriut në Serbi se shqiptarët e Luginës së Preshevës “nuk po i konsumojnë të drejtat” është jo vetëm fyese, por edhe një tregues i qartë i mungesës së përgjegjësisë institucionale”.
Tutje ai është shprehur se “Kur shqiptarëve në Luginën e Preshevës u mohohet përfaqësimi i barabartë, përdorimi i gjuhës, zhvillimi ekonomik dhe integrimi institucional, atëherë problemi nuk është se ata “nuk i konsumojnë të drejtat”, por se shteti nuk i ofron ato”.
Sipas Salihit “Shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk kërkojnë retorikë dhe as “konsumim” të të drejtave, ata kërkojnë barazi reale, zbatim të marrëveshjeve dhe respektim të plotë të të drejtave të tyre themelore”.
Ky është reagimi i Salihit në rrjetet sociale: