Ish-zyrtarët e NPB-së dyshohet se keqpërdorën 120 milionë euro

Një bastisje është kryer sot në shtëpitë e ish-zyrtarëve të Ndërmarrjes Publike Banesore.

Në aksionin e udhëhequr nga Prokuroria Speciale janë arrestuar 11 persona me inicialet:

H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B, të cilët dyshohen për tri vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Lidhja e kontratës së dëmshme”; dhe “Mashtrimi”.

“ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdor detyra zyrtare, nga zyrtarët e përfshirë në këtë proces, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon njëqindenjëzet milion (120.000.000) euro”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv

Në aksionin e zhvilluar në 12 lokacione janë gjetur dhe konfiskuar:

– 17 dosje dhe dokumente që ndërlidhen me rastin;

– 6 laptopë;

– 2 shtëpiza;

– 11 telefona;

– 2 sim card;

– 6 usb.

/Klan Kosova