“Kam qarë kur …”, Kim Kardashian tregon se cila ishte përvoja më e keqe në Met Gala

Kim Kardashian ka kujtuar së fundmi një nga paraqitjet në mbrëmjet e përvitshme të Met Gala në New York.

10 vjet më parë Kim bashkë me ish-bashkëshortin Kanye West, kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit North West, zgjodhi një fustan me motive florale dhe qafë të lartë nga stilisti Givenchy.

Por në një nga episodet e programit ‘reality” ‘The Kardashians’, Kim pranon se asokohe kishte pasur kritika të shumta për paraqitjen.

Një prej kritikëve online të veshjes ishte dhe aktori i njohur Robin Williams i cili kishte postuar një foto të Kim atë natë dhe të personazhit të tij të famshëm zonja e moshuar Doubtfire që mbante një fustan të ngjashëm, ndërsa i ndjeri Robin shkruante në koment:

“Mendoj se asaj i rrinte më mirë!”

Duke kujtuar komentet e atëhershme 43 vjeçarja Kim, thotë se e kishte bërë për të qarë.

“Unë qava kur Robin Williams tallej me mua dhe shkruante se cila e mbante më mirë, unë apo zonja Doubtfire,” tha ajo.