Kamberi takohet me Erodeputeten liberale të Parlamentit Evropian Viola von Cramon

 Deputeti Kamberi ka vazhduar takimet me Erodeputeten liberale të Parlamentit Evropian Viola von Cramon, ku ka diskutuar për Luginën e Preshevës.
Kështu ka shkruar Kamberi në faqen e tij në facebook.
Ja edhe postimi i tij i plotë:
Sapo përfunduam një takim të rëndësishëm me Eurodeputeten liberale të Parlamentit Evropian, znj. Viola von Cramon, për të diskutuar problemet e diskriminimit të shqiptarëve, veçanërisht në Luginën e Preshevës.
Në këtë takim, u përballëm me çështjet që prekin të drejtat dhe barazinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Diskutuam thellësisht për rëndësinë e trajtimit të barabartë dhe të lirive individuale dhe kolektive, duke u bazuar në normat e konventave ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut.
Qëndrim të qartë të solidaritetit dhe angazhimit tonë për të adresuar diskriminimin e pasivizimin dhe për të ndihmuar në garantimin e të drejtave të plota për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.
Për ne, bashkëpunimi me miqtë dhe partnerët tanë është jetësor për të arritur qëllimet tona dhe për të ndikuar në ndryshimet e nevojshme për të siguruar një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë.