Shkarkonhet shefi i gjinekologjisë në spitalin e Vranjës, pas vdekjes së gruas nga Presheva!

DR Dragan Veliçkoviq, shef i Departamentit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin Regjional në Vranjë, është shkarkuar nga kjo pozitë.

Sipas raportimeve, doktor Veliçkoviq ka marrë pjesë në lindjen e një gruaje shtatzënë nga Presheva, e cila ka ndërruar jetë pak pasi u bë nënë më 17 prill.

Kujtojmë se sipas informacioneve të publikuara, pas vdekjes së një lindjeje nga Presheva, rasti nuk është raportuar menjëherë në polici dhe në prokurori, por pas disa ditësh kanë nisur hetimet pas raportimeve për rastin nga mediat.