Katër parti serbe në Kosovë dalin kundër regjistrimit të popullsisë

Në Kosovë sot ka filluar regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave “ReKos2024”, i cili do të zgjasë deri më 17 maj të këtij viti, përcjell albinfo.ch.

Për herë të parë nga paslufta, regjistrimi do të bëhet edhe në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, raporton agjencia shtetërore serbe e lajmeve “Tanjug”.\
Tani për tani, nuk dihet nëse serbët do të marrin pjesë në regjistrim.

Serbët që jetojnë në katër komunat në veri të Kosovës bojkotuan regjistrimin e fundit të popullsisë në vitin 2011, ndërsa përgjigjja e serbëve në jug të lumit Ibër ishte vetëm e pjesshme.

Partitë serbe në Kosovë – Lista Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës, Lëvizja Popullore Serbe dhe Demokracia Serbe kundërshtojnë pjesëmarrjen e serbëve në regjistrimin e popullsisë dhe disa prej tyre kërkojnë shtyrjen e procesit deri në njoftimin e dytë.

Lista Serbe sot i ka thënë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ndërkombëtarëve që e mbështesin se serbët nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.