Një kategori e Maratonës së Tiranës ishte dhe ajo e 10 km, e cila pa fitues dy shqiptarë në kategorinë meshkuj dhe femra.
David Nikolla nga Shqipëria u rendit i pari, pas tij si vend i dytë u rendit Albion Ymeri i Kosovës, ndërsa podiumin e plotësoi Bogdan Somenojeh nga Ukraina.
Për të njëjtën distancë, në kategorinë e femrave u shpall fituese Gresa Bakraqi e Kosovës. Ndërkohë Redia Dauti nga Shqipëria mori vendin e dytë. Podiumin e plotësoi si vend i tretë Luiza Gaia Dal Molin nga Italia.