Këshilltarët shqiptarë nga Lugina vazhdojn vizitën në Novi Pazar!

Kryetari i K.K. të Bujanocit Enver Ramadani së bashku me disa këshilltarë shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva janë duke zhvilluar vizitë dy ditore në Novi Pazar ku po zhvillojn takime dhe vizita në institucione të rëndësishme në këtë qytet.

Këto vizita janë duke u realizuar me mbështetjen e OSBE-së dhe kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit në mes kuvendeve, me theks të veçantë barazia gjinore dhe shkëmbimi ideve.

Në ditën s parë delegacioni janë takuar me kryetaren e Kuvendit të Novi Pazarit Anela Halilovic dhe kryetaren e Këshillit Kombëtar Boshnjak Jasmina Curic.

Për sot janë paraparë edhe takime dhe vizita në institucione tjera.
OSBE e përkushtuar në problematikat e kuvendeve komunale./Spektri