Këto janë vazot ku ndodhen Kosova dhe Shqipëria për Euro 2024





Shorti i kualifikimeve për në Kampionatin Evropian EURO 2024 do të zhvillohet të dielën e 9 tetorit 2022 në ora 12:00 në Frankfurt.

Gjermania, si skuadër nikoqire kualifikohet automatikisht për fazën finale dhe për këtë arsye nuk merr pjesë në short.

Rusia nuk përfshihet në shortin për në Kampionatin Evropian pasi është përjashtuar nga të gjitha kompeticionet evropiane për shkak të invazionit në Ukrainë.

Në shortin kualifikues marrin pjesë 53 shoqata kombëtare, të cilat do të ndahen në dhjetë grupe. Shtatë grupe përbëhen nga pesë ekipe, me tre grupet e mbetura të përbëra nga gjashtë ekipet.

Dhjetë fituesit e grupeve dhe dhjetë nënkampionët e grupeve kualifikohen për fazën finale. Tri vendet e mbetura do të vendosen përmes play-off-it, i cili do të mbahet në mars të vitit 2024.

Shqipëria ndodhet në vazon numër 3 së bashku me shtete si Ukraina, Islanda, Norvegjia, Irlanda, Mali i Zi, Rumania, Suedia dhe Armenxia.

Kurse Kosova është në vazon numër 4 ku bëjnë pjesë edhe Gjeorgjia, Greqia, Turkia, Kazakistani, Luksemburgu, Azerbajgjani, Bullgaria, Faroe Island dhe Maqedonia e Veriut.

Rrjedhimisht, duke parë këtë pozicionim të Kosovës dhe Shqipërisë, nuk përjashtohet mundësia që këto dy vende të shortohen në të njëjtin grup.