Kiara Tito zbulon për herë të parë raportin me mamanë e Luizit

E ftuar në një intervistë, Kiara Tito ka folur për marrëdhënien me vjehrrën.

Ajo tha se janë si shoqe dhe i thotë Anxhi, shkurtim i emrit të saj Anxhelina.

“Kemi një raport si shoqe. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do isha aq e lirshme.

Jo se ka ndonjë gjë të keqe, por kur nuk e ke vjehrrën nuk e mendon ashtu. Nuk do më pelqente ta quaja vjehërr.

Unë i them Anxhi. Flasim shpesh në telefon, ajo është në SHBA tani. Më pyet shumë për vajzën, është shumë meraklie”-tha ajo.