Kjo është agjenda e takimeve Kurti-Vuçiq në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, me ftesë të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i mbështetur nga i dërguari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimi do të nisë në orën 18 dhe thuhet se do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/një diskutim mbi draft-statutin e parë të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Palët do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë çështje aktuale me rëndësi politike.

Do të ketë një deklaratë për mediat nga Borrelli në fund të takimit.

07:00 – Sot në Bruksel takohen Kurti dhe Vuçiq

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet sot në Bruksel me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim temë qëndrore pritet të jetë draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Po ashtu vend të rëndësishëm do të ketë edhe tema e fatit të të pagjeturve.

Ndërkaq, të hënën në mbrëmje numri një i qeverisë ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Po ashtu Kurti në mbrëmje e ka mbledhur stafin e tij këshillues për t’u përgatitur për takimin që do të mbahet sot me presidentin serb, Vuçiq.