Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës fton qytetarët për mbështetje të listës!

Zyrtarë të PVD-së, PD-së dhe LPD-së kanë bërë thirrje që me nënshkrimet e tyre të mbështesin listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës”:

Thirrja nga PD:

Njoftim rreth grumbullimit të nënshkrimeve.

Nesër, më datë 01.03.2022, KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS fillon me grumbullimin e nënshkrimeve përkrahëse në Bujanoc dhe Preshevë.

Ftohen të gjithë qytetarët shqiptarë të Komunës së Bujanocit dhe Preshevës që me nënshkrimin e tyre t’i japin mbështetje Listës “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës”.

Grumbullimi i nënshkrimeve në Bujanoc do të fillojë nga ora 08:00 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Thirrja nga PVD:

KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS fillon me grumbullimin e nënshkrimeve përkrahëse në Bujanoc dhe Preshevë.

Ftohen të gjithë qytetarët shqiptar të Komunës së Bujanocit dhe Preshevës që me nënshkrimin e tyre t’i japin mbështetje Listës “Koalicioni i shqiptarëve të Luginës”.

Grumbullimi i nënshkrimeve në Bujanoc do të fillojë nga ora 08:00 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Në Preshevë, me fillim nga ora 16:00, në Zyrat e Partisë për Veprim Demokratik.

Thirrja nga LPD:

KOALICIONI I SHQIPTARËVE TË LUGINËS

Lëvizja e Progresit Demokratik si forcë politike ka arritur që të ruaj unitetin e koalicionit qeverisës në Komunën e Bujanocit dhe këtë koalicion ta reflektoj edhe për zgjedhjet parlamentare të 3 prillit.

Bashkë me Partinë për Veprim Demokratik si dhe Partinë Demokratike kemi arritur marrëveshjen për Koalicionin e shqiptarëve të Luginës për zgjedhjet parlamentare.

Ftojmë gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë që ta mbështesin listën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës me nënshkrimet e tyre të cilat do të grumbullohen në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc të martën më 1 mars 2022, nga ora 08:00.