Kombëtarja shqiptare mbërrin në Moldavi, gati për nesër

Futbollistët e kombëtares së Shqipërisë kanë mbërritur në Moldavi, ku nesër do ta kenë një nga sfidat vendimtare.

Ndeshja nis nga ora 18:00 dhe luhet në stadiumin “Zimbru” .

Njoftimin u bë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në mes e ekspeditës është edhe kreu i FSHF-së Armando Duka.

Atmosferë tejet pozitive po mbretëon në kampin “Kuq e Zi”.

“Kuqezinjve” do t’i mjaftonin veç një pikë për ta prerë biletën për në “EURO 2024”, që vitin e ardhshëm mbahet në Gjermani.