Konfiskimi i një sirene alarmi dhe gjashtë zmadhuesve të zërit në veri të Mitrovicës, policia e Kosovës jep detaje

Policia e Kosovës ka konfirmuar konfiskimin e një sirene të alarmit dhe gjashtë zmadhuesve të zërit në veriun e Mitrovicës.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani ka theksuar se kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri, kanë shërbyer për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovicë të Veriut. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike”, tha Elshani.