Kryetari i KKSh,prezanton programin e bursimit për aftësim profesional!

90 të rinj që ndërtojnë të nesërmen!

Një e ardhme e përbashkët…….

Jam krenar t’ju prezantoj programin e bursimit për aftësim profesional për të rinjtë e diplomuar nga Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku, program i përpiluar nga KKSh përmes financimit të Republikës së Kosovës, në mbështetje të Luginës e Sanxhakut.

Në një kohë kur shumë të rinj shqiptarë nuk kanë mundësi punësimi apo përfitimi të aftësimeve të mëtejshme pasuniversitare, Këshilli Kombëtar Shqiptar, me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka përgatitur një plan të detajuar për 90 të rinj.

Ky program ofron: javën e orientimit, Akademinë Politike, aftësim profesional në institucione publike, organizata joqeveritare ose biznese private, si dhe trajnime në fusha të specializuara, përfshirë të drejtat e njeriut, të drejtat e pakicave dhe sistemin politik.

Pjesëmarrësit do të përfitojnë gjithashtu kompensim mujor për angazhimin e tyre gjatë gjithë programit.

Nëse je i ri shqiptar i diplomuar nga Lugina e Preshevës ose Sanxhaku dhe i gatshëm të ndjekësh programin në tërësi, ky bursim është një mundësi reale për zhvillimin tënd profesional.